Shkarkimet nga eksponentë të Listës Serbe, Jashari: Shqtësuese, institucionet të marrin masa – shantazhuesit të mbajnë përgjegjësi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shkarkimet nga eksponentë të Listës Serbe, Jashari: Shqtësuese, institucionet të marrin masa – shantazhuesit të mbajnë përgjegjësi
Arber Jashari
18/05/2026 - 10:01
Linku u kopjua

Lajmet e fundit për përndjekje, shkarkime nga puna dhe ndëshkime ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, nga eksponentë te Listës Serbe, përkrahur nga Beogradi, vetëm pse guxojnë të mbështesin subjekte të tjera politike serbe, janë thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme, vlerëson avokati Arbër Jashari.

Javën që lamë pas, është raportuar se Beogradi po ndëshkon serbët që kundërshtojnë Listën Serbe, largime nga puna dhe presion në emër të “interesit kombëtar”.

Edhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka akuzuar Listën Serbe për “shtypje sistematike dhe masive” ndaj serbëve në Kosovë para zgjedhjeve të ardhshme.

E, përmes një reagimi në Facebook, Jashari ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që qytetarëve serbë t’u garantohet e drejta për ta shprehur vullnetin e tyre politik lirshëm, pa frikë dhe pa presion.

“Integriteti i zgjedhjeve duhet të mbrohet dhe të garantohet në çdo rrethanë”, ka shkruar ai, transmeton KosovaPress.

Jashari ka kujtuar se ndikimi në përcaktimin e lirë të votuesve është vepër penale dhe ndëshkohet sipas ligjit.

“Shantazhuesit, manipuluesit dhe mbjellësit e frikës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit”, ka vijuar ai.

Sipas tij, nuk mund të ketë demokraci të plotë pa demokratizimin e çdo komuniteti në Kosovë.

“Pluralizmi politik brenda komuniteteve është i domosdoshëm dhe duhet të mbrohet e garantohet”, ka përfunduar Jashari.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026