Vetëm 24.5 për qind e grave janë aktive në tregun e punës, ndërsa 75.5 për qind mbeten ekonomikisht joaktive. E në mesin e këtyre të fundit, dominojnë gratë nga komunitetet pakicë.
Kështu u bë e ditur nga një analizë që u prezantua të mërkurën në tryezën e diskutimit me temën “Analiza e platformës SUPERPUNA dhe ndikimi i saj tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë”, të organizuar nga Forumi Ekonomik i Grave.
“Sot gjithnjë e më shumë po kuptojmë se krijimi i një vendi pune nuk është i barabartë me fuqizimin ekonomik sepse kemi një hendek të madh gjinor në tregun e punës. E kur janë në pyetje komunitetet, kjo pabarazi është edhe më e theksuar. Për për to fuqizimi ekonomik kërkon më shumë politika të përgjithshme, kërkon politika të të drejtuara, të ndjeshme dhe gjithëpërfshirëse. Në këtë kontekst politikat aktive të tregut të punës të vendosura nga qeveria e Kosovës vitet e fundit janë instrumente kyçe. Platforma Superpuna është një iniciativë e rëndësishme në këtë drejtim, duke synuar të lidh të rinjtë me tregun e punës përmes subvencionimit të pagës. Megjithatë, një pyetje thelbësore mbetet: a mjafton kjo? Apo krijojmë një mundësi reale për fuqizimin ekonomik, apo vetëm vende të përkohshme pune dhe çfarë rezultati po sjellin?”, tha Mustafa.
Në anën tjetër, drejtoresha e zyrës së Caritasit Zviceran në Kosovë, Astrid Ëein, theksoi se punësimi nuk lidhet vetëm me të ardhurat.Ajo tha se Caritasi zviceran po punon për të mbështetur një zhvillim ekonomik më gjithëpërfshirës, për shembull në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, ku shumë gra japin një kontribut të rëndësishëm, por shpesh mbeten të padukshme.
Gjetjet e analizës u prezantuan nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Hulumtuesja Etleva Zeneli tha se sfidat e grave në tregun e punës fillojnë shumë përpara momentit të punësimit.
Gjithashtu, mbi 25 mijë persona kanë qenë pjesë e programit, ku shumica e përfituesve në marrëdhënie aktive pune janë burra.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...