Presidenti Joe Biden thotë se SHBA-ja i ka dërguar një "mesazh privat" Iranit në lidhje me Houthi-t në Jemen, pasi SHBA kreu një sulm të dytë ndaj grupit.
“E kemi dorëzuar privatisht dhe kemi besim se jemi të përgatitur mirë”, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme.
Irani mohon përfshirjen në sulmet e Houthis në Detin e Kuq.
Sulmet ajrore të përbashkëta Britani e Madhe-SHBA shënjestruan rreth 30 pozicione të Houthi-ve në orët e para të së premtes me mbështetjen e aleatëve perëndimorë, përfshirë Australinë dhe Kanadanë.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se Britania nuk kishte "zgjidhje" veçse të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Houthis në Jemen, në përgjigje të sulmeve të tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq.
Duke shkruar në Telegraph, ai tha se kryeministri Rishi Sunak kishte rënë dakord me një kërkesë nga SHBA për të ndihmuar me sulmet "të kufizuara dhe të synuara".
Sa më gjatë të vazhdojnë këto sulme ajrore, aq më i madh është rreziku që SHBA dhe Britania e Madhe të zhyten në një tjetër konflikt në Jemen.
Sauditëve iu janë dashur më shumë se tetë vjet për t'u larguar nga atje pasi ndërhyri në luftën civile të vendit - dhe Houthi-t tani janë më të rrënjosur se kurrë.
Shtetet e Bashkuara thonë se grupi deri më tani ka tentuar të sulmojë anijet në Detin e Kuq dhe gjirin e Adenit 28 herë.
Disa kompani të mëdha transporti kanë pushuar që nga ajo kohë aktivitetet në rajon, ndërsa kostot e sigurimit janë rritur 10 herë që nga fillimi i dhjetorit.
Fushata hakmarrëse ushtarake izraelite e sulmeve ajrore dhe operacioneve tokësore kundër Hamasit në Gaza kanë vrarë 23.843 palestinezë deri më tani, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi të shtunën, me mijëra të tjerë që besohet se kanë vdekur nën rrënoja. /BBC