BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër - Kredinë për Ekonominë Qarkore, e cila është e para dhe e vetmja kredi e këtij lloji në Kosovë.
Qëllimi kryesor i kësaj kredie është të ofrojë zgjidhje për klientët e biznesit për të optimizuar operacionet dhe proceset e tyre, për të minimizuar ose eliminuar gjenerimin e mbetjeve, si dhe për të optimizuar resurset në mënyrë efikase, njëkohësisht duke rritur ndikimin pozitiv në mjedis i cili sjell përfitime të rëndësishme ekonomike dhe ndihmon bizneset të pozicionohen më mirë në tregjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
Në përgjithësi, Ekonomia Qarkore është një model ekonomik inovativ ku produktet dhe materialet mbahen në qarkullim përmes proceseve si mirëmbajtja, ripërdorimi, rinovimi, riprodhimi, riciklimi dhe kompostimi, me qëllim eliminimin e mbetjeve dhe ruajtjen e resurseve.
Kredia për Ekonominë Qarkore ofron mundësi fleksibile dhe konkurruese, të përshtatura sipas nevojave dhe kërkesave të secilit biznes, duke i mundësuar atyre të investojnë në teknologji, procese, iniciativa dhe infrastrukturë të qëndrueshme. Përfitimet kryesore të kësaj kredie përfshijnë:• Qasje në resurse për të ndihmuar bizneset të zbatojnë strategji të Ekonomisë Qarkore në mënyrë efektive.
• Norma interesi konkurruese dhe kushte të favorshme, etj.