SHBA godet objektiva ushtarake iraniane në Bandar Abbas dhe ishullin Greater Tunb
1-First
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
SHBA godet objektiva ushtarake iraniane në Bandar Abbas dhe ishullin Greater Tunb
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se ka përfunduar një valë sulmesh ajrore kundër Iranit, e cila përfundoi në orën 21 sipas kohës lindore amerikane (03:00 e mëngjesit në Kosovë).
Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane goditën qendra komanduese iraniane, sisteme të mbrojtjes ajrore, kapacitete raketore dhe të dronëve, si dhe objekte të mbikëqyrjes bregdetare, me qëllim të dobësimit të aftësisë së Iranit për të kërcënuar anijet tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
U raportua që operacioni të jetë kryer me municione precize dhe përfshiu objektiva në disa lokacione, përfshirë qytetin portual Bandar Abbas, transmeton KosovaPress.
Më herët gjatë ditës, forcat amerikane zhvilluan një tjetër valë sulmesh që zgjati rreth 90 minuta, duke goditur pozicione të mbrojtjes bregdetare dhe baza të raketave lundruese në ishullin Greater Tunb.
CENTCOM theksoi se ushtria amerikane po e mban Iranin përgjegjës, duke vepruar sipas urdhrit të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, që është presidenti Donald Trump.