Kosova po përjeton ethet e finales historike të "play-off"-it, dhe mobilizimi është i jashtëzakonshëm.
Këtij entuziazmi kombëtar i janë bashkuar sot edhe stafi i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe ambasadorja izraelite në Kosovë, Tammy Ziv.
Përmes një postimi në “X”, ambasadorja Ziv dha mesazh ikurajues dhe uroi “Dardanët” për sukses në këtë përballje vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Ajo vlerësoi përkushtimin dhe punën ekipore të futbollistëve, duke theksuar se këto cilësi duhet të reflektohen edhe në fushë gjatë ndeshjes së sontme në Prishtinë.Kështu edhe stafi i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, dëshmuan se janë “Dardanët” më të rinj në kryeqytet.
Në një foto vërtet emocionuese, dhjetëra punonjës të ambasadës (si ata kosovarë, ashtu edhe amerikanë) shihen të mbledhur së bashku, duke pozuar me shallet dhe bluzat blu e verdhë të kombëtares.
Një fitore eventuale e Kosovës sot, vlen një vend në Kampionatin Botëror të futbollit 2026.
Wishing Kosovo’s national football team every success tonight ⚽as you face Türkiye in Prishtina ?? in this decisive World Cup qualification match — a chance for your first-ever appearance at the 2026 tournament in the USA ,Canada &Mexico ??
— Tammy Ziv ?? (@AmbTammyZiv) March 31, 2026
May your teamwork, dedication, and… pic.twitter.com/NX2rvQHdFH
Chargé d’affaires Anu Prattipati welcomed U.S. Soccer legend Marcelo Balboa to the Embassy for a meet and greet with the Embassy community, KUSA members, and the Embassy’s soccer team. Balboa represented the United States 128 times and played in three World Cups, cementing his… pic.twitter.com/8PQ6txjRK6
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 31, 2026