Serie A publikon oraret, ja kur nis edicioni i ri
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Serie A publikon oraret, ja kur nis edicioni i ri
Serie-A
24/06/2026 - 15:10
Linku u kopjua

Liga italiane e futbollit ka konfirmuar datat dhe kriteret kryesore të organizimit të sezonit 2026/27 në Serie A, i cili do të nisë më 23 gusht 2026 dhe do të përfundojë më 30 maj 2027.

Sipas kalendarit të publikuar, gjatë sezonit do të zhvillohen dy xhiro në mesjavë, më 28 tetor 2026 dhe më 6 janar 2027. Gjithashtu është paraparë një pushim gjatë periudhës së Krishtlindjeve më 27 dhjetor 2026, ndërsa kampionati do të ndërpritet edhe për tri periudha të ndeshjeve ndërkombëtare. Një risi e rëndësishme është bashkimi i dritareve të FIFA-s në shtator dhe tetor, duke krijuar një pushim më të gjatë në fillim të sezonit.

Autoritetet e Serie A kanë konfirmuar se kalendari do të mbetet asimetrik, që do të thotë se renditja e ndeshjeve në pjesën e parë të sezonit nuk do të jetë e njëjtë me atë të pjesës së dytë. Po ashtu, derbit e mëdha nuk do të zhvillohen në javën e parë, të fundit apo në xhirot e mesjavës.

Megjithëse është publikuar kalendari i kampionatit, oraret e sakta të ndeshjeve dhe terminet e fillimit do të konfirmohen gradualisht gjatë sezonit, në varësi të angazhimeve të skuadrave në garat evropiane dhe marrëveshjeve televizive.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026