​Ballkani nis sonte aventurën evropiane të Ligës së Konferencës
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Ballkani nis sonte aventurën evropiane të Ligës së Konferencës
ballkani logo
08/07/2026 - 10:55
Linku u kopjua

Ballkani do të nisë sonte aventurën në garat evropiane për sezonin 2026/27, ku në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës së UEFA-s përballet me skuadrën nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads.

Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Llanellian Road” në Colwyn Bay, me fillim nga ora 19:30, derisa ky duel shënon hapin e parë drejt një tjetër edicioni evropian. 

Ballkani hyn në këtë përballje me përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, pasi viteve të fundit ka qenë pjesë e rregullt e garave evropiane dhe madje ka arritur fazën e grupeve në Ligën e Konferencës. 

Sipas shortit të hedhur nga UEFA, ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet një javë më vonë në Kosovë, ku do të vendoset edhe skuadra që kalon në raundin e dytë kualifikues. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri Mislav Karoglan synon një rezultat pozitiv në transfertë, për të krijuar epërsi para ndeshjes së kthimit para tifozëve vendas.

Ky duel konsiderohet i rëndësishëm për Ballkanin, i cili synon të vazhdojë traditën e paraqitjeve solide në arenën ndërkombëtare dhe të sigurojë avancimin tutje në garat e UEFA-s.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026