E ardhmja e udhëheqësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të përcaktohet në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, por deri tani nuk është bërë publike data e këtij zhvillimi të rëndësishëm për këtë subjekt dhe jo vetëm. Pas nismës së delegatëve për thirrjen e Kuvendit dhe dorëzimit të nënshkrimeve të nevojshme, brenda LDK-së po “ziejnë” zërat drejtimin e ardhshëm të saj.
KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje nga strukturat drejtuese të LDK-së për të kuptuar se kur pritet të thirret Kuvendi i Jashtëzakonshëm dhe cilat janë hapat e radhës, por asnjëri prej të paktën 5 zyrtarëve të lartë të partisë nuk kanë kthyer përgjigje.
Delegatja e Kuvendit të Lidhjes Demokratike, Shqipe Pantina, thotë për KosovaPress se partia ka nevojë për ndryshim të lidershipit dhe të qasjes politike, me qëllim që të rikthehet si subjekt fitues në nivel vendi.
Ai ka kërkuar që procesi të zhvillohet me bashkëpunim mes strukturave të partisë, duke theksuar se mbledhia e madhe duhet të sjellë një epilog për udhëheqjen e partisë, qoftë përmes rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut, ose zgjedhjes së një kryetari të ri.
Ata që nuk po e duan më Abdixhkun në krye të partisë janë duke propozuar emra tjerë për këtë pozitë. Shqipe Pantina ka përmendur nënkryetarin Lutfi Hazirit si një figurë që, sipas saj, mund ta udhëheqë LDK-në në periudhën aktuale dhe të bashkojë strukturat e fragmentuara të partisë.
Teksti i plotë në sistemin me parapagim