Brenda një dekade, Peru pret të bëhet me liderin e nëntë me radhë ndërsa të dielën janë hapur qendrat e votimit për raundin e balotazhit presidencial mes kandidatëve Keiko Fujimori dhe Roberto Sanchez.
Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur në prill, partia e djathtë e Fujimorit, “Forca Popullore”, siguroi 17% të votave, ndërsa partia e majtë e Sanchezit, “Bashkë për Peru-në”, mori 12% në mesin e më shumë se dy duzina kandidatëve.
Kundërshtari i saj, Roberto Sanchez, 57 vjeç, ka shërbyer si ministër nën ish-presidentin Pedro Castillo, i cili ndodhet në burg. Ai ka premtuar rritje të kontrollit shtetëror mbi burimet natyrore të Perusë, taksë për pasurinë e më të pasurve dhe rishkrim të kushtetutës.
Fituesi i zgjedhjeve të së dielës do të inaugurohet më 28 korrik për një mandat pesëvjeçar, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu.Në zgjedhje janë regjistruar 16 parti politike dhe dy aleanca, përfshirë edhe partinë prirëse “Kontrata Qytetare”.
Ndër forcat kryesore opozitare janë “Aleanca e Armenisë”, e udhëhequr nga ish-presidenti Robert Kocharyan, si dhe “Armenia e Fortë”, një parti e re e drejtuar nga miliarderi Samvel Karapetyan, i cili ndodhet në arrest shtëpiak nën akuzat për nxitje të një grushti shteti.
Këto janë zgjedhjet e para parlamentare të rregullta në Armeni që nga viti 2017, pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në 2018 dhe 2021.
Ndërkohë, autoritetet armene kanë njoftuar edhe arrestime lidhur me një skemë të dyshuar për blerje votash nga blloku “Armenia e Fortë” në rajonin Lori.
/KosovaPress