Senegali apelon vendimin për ta rikthyer titullin e kampionit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Senegali apelon vendimin për ta rikthyer titullin e kampionit
image (11)
25/03/2026 - 20:25
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Senegalit (FSF) ka depozituar zyrtarisht një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër vendimit të fundit të Konfederatës Afrikane (CAF) për t'ua hequr titullin e kampionit.

Ky vendim erdhi pasi rezultati i finales kundër Marokut u përmbys në tavolinë (3-0 për Marokun), me arsyetimin se lojtarët e Senegalit braktisën fushën në shenjë proteste ndaj një penalltie të akorduar.

Edhe pse Senegali u rikthye në fushë pas 14 minutash dhe e fitoi ndeshjen 1-0, CAF vendosi ta ndryshojë rezultatin javën e kaluar.

Tashmë, Senegali kërkon që CAS-i të shfuqizojë këtë vendim dhe t'i shpallë ata fitues legjitimë të Kupës së Afrikës. Avokatët e federatës senegaleze do të mbajnë një konferencë për media këtë të enjte në Paris për të sqaruar hapat e mëtutjeshëm ligjorë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026