Drita nis sonte rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, përballet me Zalgirisin
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drita nis sonte rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, përballet me Zalgirisin
Kampionia e Kosovës, Drita, e nis sonte aventurën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, me përballjen ndaj Zalgirisit të Lituanisë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Darius and Girenas” në Kaunas, me fillim nga ora 18:00 sipas kohës së Kosovës (19:00 sipas kohës lokale).
Skuadra nga Gjilani synon të marrë një rezultat pozitiv për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në Kosovë.
Drita e siguroi pjesëmarrjen në garën më prestigjioze evropiane për klube pasi u shpall kampione e Kosovës, ndërsa Zalgirisi është një nga ekipet me më shumë përvojë në garat evropiane nga Lituania.
Nga kampi i Dritës mbizotëron optimizmi para këtij dueli, me klubin që ka përcjellë mesazhin: “Luftojmë së bashku. Besojmë së bashku”.
Ndeshja e sontme konsiderohet një hap i rëndësishëm për objektivin e kampionëve të Kosovës për të avancuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
KosovaPress