Sekuestrohen armë në Leposaviq dhe Prelluzhë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sekuestrohen armë në Leposaviq dhe Prelluzhë
PK30
Foto Ilustruese
09/07/2026 - 10:01
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar gjatë një aksioni të zhvilluar në tri lokacione në Leposaviq dhe Vushtrri, ku janë sekuestruar armë, municion dhe sende të tjera.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksioni është realizuar të mërkurën, nga ora 08:00 deri në 16:00, pas pranimit të disa informatave. Gjatë kontrolleve në tri prona të një të dyshuari, në fshatin Krajkovë të Leposaviqit dhe fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me 30 fishekë, dy bomba tymuese, një pistoletë me gaz, si dhe një flamur me mbishkrimin “Kosovo je Serbia”, përcjell KosovaPress.

I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit.

Pas disa informatave të pranuara njësitë policore gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me 30 copë fishekë, dy bomba tymuese, një pistoletë me gaz  dhe një flamur me  mbishkrim ‘Kosovo je Serbia’. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim  të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në kontroll, posedim i paautorizuar i armëve” dhe hetimet po vazhdojnë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026