Drejtori i Spitalit në Mitrovicë: E përcjellim së paku 24 orë gjendjen e Hysni Mehanit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drejtori i Spitalit në Mitrovicë: E përcjellim së paku 24 orë gjendjen e Hysni Mehanit
Sknderja1234
14/05/2026 - 16:05
Linku u kopjua

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Gëzim Berisha, tha se zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, është shtrirë në repartin e neurologjisë për monitorim pas lëndimeve të marra.

Berisha tha se Mehani do të mbahet nën vëzhgim për 24 orë, për shkak të simptomave që ka shfaqur pas goditjes.

“Për momentin nuk jam aty, po atë e ka shtrirë neurologu në repart që ta përcjellë për shkak të disa simptomave që i ka, që t’i përcjellë deri nesër apo ka ndonjë përkeqësim. Nëse çdo gjë shkon në rregull, nëse nuk ka ndonjë përkeqësim të gjendjes, ai nesër shkon, shpresojmë e lëshojmë. Çka i ka pasur më serioze në fytyrë, po për shkak të një marramendjeje që e ka, një vështirësie në të ecur që e ka pasur mund të vijnë prej këtyre simptomave që ne normalisht i i përcjellim kur janë pas traumave, i përcjellim pak, së paku 24 orë, tani nesër nëse gjithçka është në rregull, e lëshojmë në shtëpi”, tha Berisha.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026