Seanca për ngacmimin seksual në Fushë Kosovë, Koci: Viktima në sallë, gjyqtarët jo
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Seanca për ngacmimin seksual në Fushë Kosovë, Koci: Viktima në sallë, gjyqtarët jo
Gjykata Themelore Fushe Kosovee
16/03/2026 - 12:40
Linku u kopjua

Një seancë për ngacmim seksual në Fushë Kosovë nuk nisi në kohë, të hënën.

Seanca që ishte paraparë të fillonte nga ora 9:00, nisi me 40 minuta vonesë, gjë që nxiti reagimin e Arianit Kocit, avokat i viktimës.

Arsyetimi që morën nga gjyqtarja e rastit dhe mbikëqyrësja ishte se po e presin prokurorin, ani pse prokurori ishte në sallë së bashku me mbrojtësin e viktimës e viktimën.

Koci, që fillimisht reagoi në Facebook, bëri të ditur për KosovaPress se ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor, të trajtohet me seriozitet dhe sipas ligjit, pasi siç tha ai, është rast i ndjeshëm.

Siç tha ai, viktima gjatë pritjes ka qenë shumë e shqetësuar që nuk u vlerësua nga institucioni i lartë.

“Seanca filloi me vonesë, në këtë fazë unë kërkoj që ky shqyrtim gjyqësor të trajtohet sipas ligjit dhe me seriozitetit, të cilin e përcakton ligji. Mbas 40 minutave filloi. Gjatë kësaj kohe klientja ime e ka ndjerë vetën shumë keq dhe ka qenë shumë e shqetësuar”, tha Koci.

KosovaPress i ka dërguar edhe pyetje Gjykatës Themelore në Prishtinë, por ende nuk ka marrë një përgjigje. /A. Shala/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026