Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit, ka humbur jetën i riu 27-vjeçar, Albian Osmanaj. Përveç tij, edhe babai i viktimës, rreth 57 vjeçar ka pësuar lëndime.
Fshati Kobajë ka publikuar në rrjetin social emrin e plotë me fotografinë e të riut i cili humbi jetën sot tragjikisht si pasojë e përleshjeve me mjete të forta.
Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim të thellë te familjarët, miqtë dhe banorët e fshatit, të cilët po e përjetojnë rëndë humbjen e një jete të re.
Në një njoftim të publikuar nga faqja “Fshati Kobajë”, thuhet se kjo humbje e rëndë ka prekur jo vetëm familjen Osmanaj, por edhe gjithë komunitetin lokal dhe më gjerë.Ceremonia mortore dhe detajet e varrimit pritet të bëhen të ditura nga familja.
KosovaPress raporti gjatë ditës se të dyshuarit, si dhe familjarët e viktimës janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, konfirmuar nga zëdhënësi Ii Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.