Seanca fillestare ndaj 21 serbëve të akuzuar për krime lufte më 20 korrik    
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Seanca fillestare ndaj 21 serbëve të akuzuar për krime lufte më 20 korrik    
Gjykata-Themelore-Prishtine1234
10/06/2026 - 15:36
Linku u kopjua

   

Seanca ndaj 21 serbëve të akuzuar për krime lufte do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 20 korrik.

Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ky gjykim do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se, siç thuhet,  kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, njofton opinionin publik se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.88/2025, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës – PPS.nr.68/2021 të datës 30.12.2025, kundër të pandehurve Obrad Stevanoviç, Radomir Markoviç, Krsmam Jeliç, Goran Radosavljeviç, Zhivko Trajkoviç, Bogoljub Janiçeviç, Milan Lekiç, Radomir Miliç, Dragan Djorgoviç, Branko Mladenoviç, Dragan Jasoviç, Momçilo Sparavalo, Darko Amanoviç, Srboljub Vujinoviç, Bozhidar Marinkoviç, Zoran Stanojeviç, Milan Josanoviç, Goran Petkoviç, Dragoslav Nikoliç, Çedomir Aksiç dhe Zvonimir Janiçijeviç, për shkak të veprës penale Krimet e Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e inkriminuar tani sipas nenit 144,145,146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës. Për këtë arsye, përmes këtij njoftimi ju bëhet thirrje të pandehurve, të lartcekur që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.

Njoftohen të pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë Hajvali, Objekti D, me datë 20.07.2026, në ora 10:00 nga Kryetarja e Trupit Gjykues, Violeta Namani.

Lidhur me këtë çështje penale, Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web – faqe të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare. Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026