Scaloni pas eliminimit të Zvicrrës: Vuajtja është pjesë e ADN-së sonë
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Scaloni pas eliminimit të Zvicrrës: Vuajtja është pjesë e ADN-së sonë
New Project - 2026-07-12T110248.978
12/07/2026 - 11:02
Linku u kopjua

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, tha se fitorja 3-1 ndaj Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 tregoi edhe një herë karakterin dhe mentalitetin e skuadrës së tij në momente të vështira.

Kampionët në fuqi u vunë nën presion nga Zvicra, e cila barazoi rezultatin dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime, por Argjentina gjeti forcën për të shënuar dy gola në fund dhe për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

“E dinim që do të vuanim. Kjo është pjesë e gjakut tonë, pjesë e ADN-së sonë dhe kjo na jep qetësi,” tha Scaloni.

Trajneri argjentinas theksoi se eksperienca e fitimit të Kupës së Botës 2022 ka ndihmuar ekipin të menaxhojë më mirë situatat e vështira.

Tani kemi më shumë eksperiencë. E dimë çfarë do të thotë të dominohesh nga kundërshtari apo të pësosh gol. Ekipi qëndroi i qetë dhe nuk u dorëzua kurrë,” deklaroi ai.

Scaloni pranoi se Zvicra ishte një kundërshtar shumë i fortë.

Ishte shumë e vështirë për ne. Ata ishin shumë të fortë në duelet një kundër një dhe na bënë të vuanim shumë,” shtoi trajneri.

Ai gjithashtu vlerësoi thellësinë e skuadrës së tij dhe besimin që lojtarët kanë te njëri-tjetri.

Ne gjithmonë gjejmë zgjidhje. Jemi një grup i bashkuar dhe kjo është dëshmi se futbolli është i komplikuar,” përfundoi Scaloni.

Me këtë kualifikim, Argjentina arrin gjysmëfinalen e gjashtë në gjashtë turnetë e fundit madhorë dhe vazhdon mbrojtjen e titullit botëror, duke u mbështetur jo vetëm te cilësia, por edhe te rezistenca mentale në momentet vendimtare, sipas Reuters.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026