Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në samitin e NATO-s që u mbajt në Uashington, ndërsa së fundmi ka dhënë edhe një konferencë për shtyp.
Në konferencën për shtyp që dha, pas punimeve të samitit të NATO-s në Uashington, kryeministri grek është pyetur nga gazetarët për homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjen së Prespës për përdorimin e emrit kushtetues brenda vendit të tij .“Natyrisht, dua të theksoj se në sallë dhe në prani të të gjithë drejtuesve të NATO-s, ai nuk e ndoqi këtë taktikë dhe përdori emrin kushtetues të vendit të tij”, ka deklaruar Mitsotakis.
“Përtej kësaj, besoj se në një mënyrë apo në një tjetër udhëheqja e vendit fqinj do të kuptojë se kjo taktikë është krejtësisht kundërproduktive. Marrëveshjet duhet të respektohen. Është diçka që e theksova dje në samititn e NATO-s dhe që mendoj se e kuptojnë edhe të gjithë aleatët tanë.
Në çdo rast, Greqia nuk do të zbulojë në këtë moment armët që ka në dispozicion për t’iu përgjigjur një këmbënguljeje të mundshme të lidershipit të vendit fqinj në këtë taktikë”, theksoi ai./TCh