Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka gjobitur me 110 mijë euro Kompaninë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) për shkak të njehsorëve elektrikë të skaduar.
Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se edhe gjatë muajit maj ka vazhduar verifikimi i njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
“Ndërkohë, raportet zyrtare të verifikimit janë dorëzuar edhe te KESCO, me qëllim të kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar. Procesi i verifikimit të njehsorëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, deri në trajtimin dhe shqyrtimin e plotë të të gjitha ankesave të paraqitura në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, thuhet po aty.