Franca dhe Anglia do të përballen sonte në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës 2026, në një duel që i shton një tjetër kapitull një rivaliteti që daton që nga vitet 1920.
Takimi në stadiumin “Hard Rock” zhvillohet pasi të dyja kombëtaret u eliminuan në gjysmëfinale. Franca u mposht nga Spanja, ndërsa Anglia u ndal nga kampionia në fuqi, Argjentina, duke humbur mundësinë për të luftuar për trofeun.
Franca dhe Anglia janë përballur 32 herë më parë, ndërsa ndeshja e sontme do të jetë takimi i tyre i 33-të.
Përballja e fundit mes dy kombëtareve në Kupën e Botës u zhvillua në çerekfinalen e Botërorit “Katar 2022”, ku Franca fitoi 2-1 dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.Anglia pati mundësinë ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, pasi fitoi një tjetër penallti në minutat e fundit, por Kane dështoi nga pika e bardhë, duke e dërguar topin mbi traversë dhe duke i dhënë fund ëndrrës së “Tre Luanëve” për titullin botëror.
Në sfidën e sontme, që zhvillohet ng aora 23:00, të dyja ekipet do të synojnë ta mbyllin turneun me fitore dhe medaljen e bronztë.
Anglia: (4-2-3-1): Jordan Pickford, Djed Spence, John Stones, Marc Guehi, Nico O’Reilly, Elliot Anderson, Declan Rice, Morgan Rogers, Jude Bellingham, Anthony Gordon, Harry Kane