Sadiku e Bajoku përfaqësojnë Kosovën në “World Boxing Cup"
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sadiku e Bajoku përfaqësojnë Kosovën në “World Boxing Cup"
Sadiku-Bajoku
08/04/2026 - 13:10
Linku u kopjua

Ekipi i Kosovës në boks ka udhëtuar sot drejt kampit ndërkombëtar në Foz do Iguaçu, Brazil. Pjesë e këtij kampi janë boksierja në kategorinë 60 kg, Donjeta Sadiku, dhe boksieri në kategorinë 65 kg, Shpëtim Bajoku, të shoqëruar nga selektori Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka.

Gjatë periudhës 8–18 prill, ekipi do të zhvillojë përgatitje intensive në këtë kamp ndërkombëtar, të cilat konsiderohen tejet të rëndësishme në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha të boksit ndërkombëtar.

Këto përgatitje vijnë para pjesëmarrjes në turneun prestigjioz “World Boxing Cup – Brazil 2026”, i cili do të mbahet nga 19 deri më 27 prill 2026. Ky turne ka rëndësi të veçantë pasi pikët e fituara vlejnë për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026