Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit), përcejll KosovaPress.
Ndërsa, gjatë këtij muaji, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 450.55 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.61 GWh ose 4,55 për qind më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
“Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit)”, thuhet në raportin e Agjencia e Statistikave të Kosovës të publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë..
Ndësa, sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte rreth 599.92 mijë ton, ose (-0,42%) më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.