Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm të japë dorëheqje pavarësisht situatës aktuale në Serbi, thotë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa. Sipas tij, kjo mund të çojë vendin në një luftë civile.
Po bëhen gati tre muaj që Serbia po përballet me protesta masive të studentëve, që nisën pas shembjes së kulmit të stacionit në Novi Sad që la të vdekur 15 persona.
Studentët po kërkojnë përgjegjësi dhe publikimin e dokumentacionit të rindërtimit. Dorëheqjet erdhën vetëm pas më shumë se dy muajsh protesta, kur postet i lanë kryeministri Millosh Vuçeviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sadit, Millan Gjurgjiq. Por, dorëheqja e tyre u tha se është bërë vetëm që Aleksandër Vuçiq ta zgjasë pushtetin dhe të heqë përgjegjësinë prej vetes.
"Protestat sigurisht që do të vazhdojnë akoma më shumë. Tani ka filluar një aktivitet paralel, Aleksandër Vuçiq nëpër qytete të ndryshme të Serbisë duke mbledhur ithtarë të partisë së tij dhe duke mbajtur fjalime dhe duke shpjeguar në mënyrë të bindshme se ‘nuk do të ketë zgjedhje të reja’, ‘nuk do të ketë një qeveri teknike që do të udhëhiqet nga opozita’... Kjo këmbëngulje e tij, pa asnjë dyshim mund të çojë deri tek radikalizimi i protestave, nëse këto zgjasin një, dy apo tre muaj të tjerë. Në këtë rast mund të ndodhë edhe më e keqja një luftë qytetare mes vetë serbëve në Serbi. Tani për tani Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm të ofrojë një dorëheqje njëlloj sikurse kryeministri serb", thotë Mustafa në intervistën për KosovaPress.Kreu i PDSH-së, Ragmi Mustafa përjashton mundësinë që protesta të ketë edhe në Luginë.
Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, sipas tij, do ta ndihmonte pushtetin aktual në Serbi për të sulmuar studentët dhe të gjithë protestuesit e tjerë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Përgjat këtyre muajve, presidenti serb, Aleksandër Vuciq është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike në Serbi pavarësisht se kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ndërsa vetë Vuciq ka thënë se protestat nuk janë studentore, por sipas tij, kanë mbështetje nga jashtë. /Z.Zeneli/