“Rugby Europe Sevens Conference 2 – Kosovo 2026” sjell sot përballjet finale
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Rugby Europe Sevens Conference 2 – Kosovo 2026” sjell sot përballjet finale
RAGBI foto
14/06/2026 - 09:51
Linku u kopjua

Sot zhvillohen ndeshjet e ditës së dytë në kuadër të turneut “Rugby Europe Sevens Conference 2 – Kosovo 2026”, i cili po mbahet në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog, ku ekipet do të luftojnë për pozicionet finale dhe trofeun e kampionit.

Pas një dite të parë shumë dinamike, katër skuadra kanë siguruar vendin në gjysmëfinale: Gjibraltari, Sllovakia, Estonia dhe San Marino. Këto ekipe do të përballen sot për të siguruar një vend në finalen e madhe dhe për të synuar titullin kampion.

Ndërkohë, skuadrat e tjera do të zhvillojnë ndeshjet renditëse për vendet pesë deri në tetë. Mali i Zi, Greqia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina do të garojnë për të përmirësuar pozicionin e tyre në renditjen përfundimtare.

 Ndeshjet e ditës së dytë fillojnë nga ora 11:00 dhe pritet të sjellin emocione të forta, rivalitet dhe spektakël sportiv.

Vëmendje e veçantë i kushtohet ekipit të Kosovës, i cili vazhdon garën dhe do të kërkojë rezultat pozitiv në ndeshjen që nis në ora 11:22.

Mbetet të shihet se cila skuadër do të arrijë të ngrejë trofeun në fund të këtij turneu të rëndësishëm ndërkombëtar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026