Rrustem Thaçi zgjidhet kryesues i ri i KGjK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rrustem Thaçi zgjidhet kryesues i ri i KGjK-së
Rrustem Thaci
25/05/2026 - 11:06
Linku u kopjua

Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Rrustem Thaçi është zgjedhur kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Thaçi mori gjithsej 6 vota, raporton KosovaPress.

Ndërsa, kundërkandidati i tij, gjyqtari Gjykatës së Apelit, Besnik Bislimaj mori vetëm 5 vota.

Mandati i Rrustem Thaçit si kryesuesi i KGjK-së është tre vjeçar dhe do fillon nga dita e sotme.

Në mbledhjen e sotme të KGJK-së u bë edhe pranim-dorëzimi i detyrës së kryesuesit, Rrustem Thaçi, detyrë të cilën ia dorëzoi zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor, Arjeta Sadiku.

“Rrustem Thaçi gjyqtar në Gjykatën Supreme zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i Thaçit si kryeses i Këshillit Gjyqësor është tre vjeçar dhe do të filloj nga data 25 maj.  Detyra e Thaçit si gjyqtar i Gjykatës Supreme pezullohet  përgjatë ushtrimit të mandatit si kryesues i KGJK-së“, tha ai.

Në prill të këtij viti dështoi përzgjedhja për pozitën e kryesuesit të KGJK-së për shkak se në ditën e votimit të dy kandidatët në të dyja raundet e votimit morën vota të barabarta nga anëtarët e Këshillit, pesë me pesë, e një anëtari të KGJK-së iu shpall e pavlefshme vota. Kjo ishte arsyeja pse u rishpall edhe një konkurs i ri.

Këshilli Gjyqësor në mars të këtij viti shpalli konkurs për kryesuesin e ri, pasi mandati i përfundoi Albert Zogajt./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026