Rruga Junik–Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rruga Junik–Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
Dimal Basha
09/07/2026 - 09:26
Linku u kopjua

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bën të ditur se, punimet në rrugën Junik–Gjeravicë po shkojnë drejt përfundimit, në kuadër të një projekti me vlerë mbi 4.8 milionë euro, të financuar tërësisht nga ministria.

Sipas njoftimit, projekti po realizohet në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Junikut.

Ministria bëri të ditur se gjatë zbatimit të projektit janë paraqitur disa çështje pronësore, të cilat tashmë janë zgjidhur, duke i hapur rrugë vazhdimit normal të punimeve deri në përfundimin e tyre.

Rruga, me gjatësi prej 18 kilometrash, do të mundësojë qasje më të shpejtë dhe më të sigurt drejt Gjeravicës, majës më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas ministrisë, asfaltimi i kësaj rruge pritet të forcojë lidhjen me një nga destinacionet më të rëndësishme malore të vendit, duke nxitur zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për banorët e zonës.

Ministria thekson se investimet në infrastrukturën e zonave malore janë ndër prioritetet e Qeverisë Kurti, me synim përmirësimin e qasjes në këto zona, zhvillimin ekonomik dhe promovimin e potencialit turistik të Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026