Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë
Magazina
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë
shkk
09/07/2026 - 08:05
Linku u kopjua

Numri i shkurorëzimeve në Kosovë ka shënuar rritje gjatë vitit 2025, krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2025, janë raportuar dhe regjistruar gjithsej 2 mijë e 192 shkurorëzime që paraqet 46 raste më shumë sesa në vitin 2024 (ku ishin 2 mijë e 146 shkurorëzime) ose një rritje prej 2,1 %.

Sipas komunës ku është regjistruar shkurorëzimi, numri më i madh i rasteve është evidentuar në Prizren me 192 shkurorëzime (8,8 %), pasuar nga Prishtina me 175 raste (8,0 %) dhe Peja me 163 raste (7,4 %), njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës, përcjell KosovaPress.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, pjesa më e madhe e shkurorëzimeve i përkiste martesave që kishin zgjatur 5–9 vjet, me 627 raste, ose 28,6 % të numrit të përgjithshëm të shkurorëzimeve. Pas tyre renditen martesat me kohëzgjatje 10–14 vjet, me 297 raste, ose 13,5 %.

Sipas grup-moshës, tek gratë numri më i madh i shkurorëzimeve është regjistruar në grup-moshën 25–29 vjeç, me 463 raste (21,1 %), ndërsa tek burrat në grup-moshën 30–34 vjeç, me 464 raste (21,2 %).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026