Rritet numri i jahteve, Rama: Shqipëria, në hartën e madhe të destinacioneve më tërheqëse
Lexohet për: 1 min.
jahtii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në portet shqiptare është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.

Ndërsa ndau foto të disa prej jahteve të ankoruara në ujërat shqiptare, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “Shqipëria më në fund ka hyrë në hartën e madhe të destinacioneve më tërheqëse”.

“Jahtet që ndalojnë gjithnjë e më shumë në brigjet tona, për të zbuluar bukuritë e një Shqipërie që më në fund ka hyrë në hartën e madhe të destinacioneve më tërheqëse”, tha ai.

Shqipëria po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar. Ndërsa numri i mjeteve lundruese luksoze që vijnë në Shqipëri po rritet, autoritetet portuale bëjnë të ditur se është rritur edhe kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në brigjet tona, shkruan ATSh.

Shqipëria ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh të huaj gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, me një rritje prej 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025