Lufta kundër dezinformimit, bashkëpunimi ndërmjet mediave dhe sfidat me të cilat përballen mediat e pavarura në Kosovë u diskutuan në konferencën “Bashkëpunimi Medial në Kosovë: Dialogu, Bashkëpunimi dhe e Ardhmja e Mediave të Pavarura”, të martën në Prishtinë.
Aty u tha se qëndrueshmëria financiare, mbetet një nga sfidat kryesore në vend.
“Kosova ka pasur batica dhe zbatica. Në renditjen e Reporterëve pa Kufij, Kosova renditet e 84-ta në vitin 2026 pra është ngritur nga renditja e mehershme, ne 2019 ka qene e 75-ta, pra Kosova nuk eshte vend i keq krahasuar me shtetet e tjera. Franca është e kënaqur që t’i ofrojë mbështetje Kosovës dhe shteteve të tjera. Në Ballkan kemi një iniciativë regjionale të quajtur ‘Horizonti i Përbashkët’. Një nga projektet e saj është një fushatë që do të nisë nga Instituti Francez në Paris me sloganin ‘2 + 2 = 5’, si një mënyrë shumë e mirë për të ilustruar se çfarë do të thotë dezinformimi”, tha Guerot.
Në një panel diskutimi me temën “E ardhmja e mediave të pavarura në Kosovë”, u diskutua për sfidat me të cilat përballen mediat në vend, si dezinformimi, rënia e besimit të publikut, presionet financiare dhe qëndrueshmëria e mediave.Ndërsa Xhemajl Avdyli nga Hibrid.info foli për punën njëvjeçare të projektit që u prezantua dhe nevojën për bashkëpunim ndërmjet komuniteteve përmes gazetarisë.
Ndërsa kryeredaktorja e portalit serb “KoSSev”, Tatjana Lazareviq, ngriti shqetësime për gjendjen e mediave të vogla dhe pavarësinë editoriale, duke thënë se presioni financiar dhe mungesa e mbështetjes po e vështirësojnë mbijetesën e tyre.