Rreth 2 kilogramë kokainë zbulohen në Merdare
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rreth 2 kilogramë kokainë zbulohen në Merdare
624686391_1202669132073343_165145802379421287_n
02/02/2026 - 20:18
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka zbuluar rreth dy kilogramë lëndë narkotike në Pikëkalimin Kufitar Merdare.

Sipas njoftimit të Policisë, kontrolli është realizuar sot, më 2 shkurt 2026, ndaj një automjeti të dyshuar në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme substance narkotike, për të cilën dyshohet se është kokainë, e fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda automjetit.

“Për realizimin e kontrollit të thelluar është përdorur edhe skaneri X-ray, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka mundësuar lokalizimin e saktë të vendit ku ishte fshehur lënda narkotike dhe ka lehtësuar ndjeshëm punën e zyrtarëve doganorë dhe policorë. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj personave të përfshirë do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026