“Takimi i Madh i Prishtinës” mblodhi rreth vetës shumë personalitete të shquara shqiptare nga të gjitha krahinat. Ndër ta ishin edhe arbëreshët e Italisë, të cilët për vite me radhë vazhdojnë të ruajnë traditat, kulturën dhe gjuhën shqipe.
Për arbëreshin, Damiano Guagliardi, i cili është edhe President i Federatës së 26 të shoqatave Arbëreshe, ruajtja e gjuhës shqipe është paksa e vështirë ngase populli arbëresh nuk di të shkruajë e as të lexojë dhe kritikon shtetin italian për ndihmën e pakët që e jep në këtë aspekt për ruajtën e gjuhës arbëreshe.
Ai për KosovaPress tha gjithashtu se arbëreshët janë pjesë e historisë së Italisë, pasi sipas tij ka shumë dëshmorë nga Arbëria që u flijuan për çlirimin e shtetit italian.
Ndërsa për Xhenaro Deciko, një gazetar i njohur arbëresh, ka thënë për KosovaPress se kultura dhe gjuha arbëreshe duhet të ruajtur ngase janë histori e vjetër e shqiptarëve.
Arbëreshët janë pakica shqiptare të cilët kanë ardhur nga Shqipëria, duke u vendosur në Itali pas vdekjes së Skënderbeut dhe që nga atëherë vazhdojnë t’i ruajnë me fanatizëm zakonet e tyre, si gjuhën, veshjet, ritet, dhe doket sikur që i kishin në mëmëdhe./KosovaPress