Rrahje, një i lënduar dhe një tjetër i arrestuar në Skenderaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rrahje, një i lënduar dhe një tjetër i arrestuar në Skenderaj
Foto Ilustruese
Një mosmarrëveshje në Skenderaj ka përfunduar me një person të lënduar dhe një tjetër të arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ku një person dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një person tjetër, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
“Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor nën dyshimin për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Ndërkaq, zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu, ka deklaruar për KosovaPress se rreth orës 12:00 në këtë spital është sjellë një person i lënduar.
“Pas trajtimit emergjent, është transferuar në QKUK për konsultime me neurokirurgun”, ka thënë Fazliu.