Ronaldo: Që 23 vjet jeni përpjekur të më 'vrisni'
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ronaldo: Që 23 vjet jeni përpjekur të më 'vrisni'
New Project - 2026-07-06T174201.610
06/07/2026 - 17:42
Linku u kopjua

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu i tij i fundit me Portugalinë, ndërsa iu përgjigj edhe kritikave që ka marrë për paraqitjet e tij në këtë kompeticion.

"Nuk jam më lojtari që kam qenë dikur, por nuk po jam edhe aq keq," tha 41-vjeçari.

Ai shtoi: "Për 23 vjet jeni përpjekur të më 'vrisni', por e keni parë se nuk ia vlen. Do të ndalem kur ta vendos unë, jo kur ta vendosni ju."

Sulmuesi portugez u shpreh se dëshiron ta zgjasë sa më shumë aventurën në Botëror.

"Ky do të jetë Botërori im i fundit, por shpresoj që nesër të mos jetë ndeshja ime e fundit." Ndërsa në fund theksoi: "Çfarëdo që të ndodhë, do të largohem me ndërgjegje të pastër, sepse në jetë dhe në futboll kam dhënë gjithçka."

Portugalia përballet sonte me Spanjën në 1/8 e finales, ndërsa mbetet për t'u parë nëse trajneri Roberto Martinez do ta aktivizojë Ronaldon nga minuta e parë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026