Mesfushori i Spanjës, Rodri, është një nga lojtarët më të rëndësishëm në rrugëtimin e kombëtares drejt finales së Kupës së Botës, ku spanjollët do të përballen me Argjentinën.
Sipas një analize të ESPN, mesfushori i Manchester Cityt ka rikthyer formën e tij më të mirë pas një dëmtimi të rëndë në gju, duke u shndërruar në boshtin e lojës së skuadrës së Luis de la Fuentes.
“Rodri është shtylla e mesfushës që bën gjithçka të funksionojë. Ai sjell ekuilibër në ekip, përdor pak prekje të topit, rikuperon topa dhe është shumë i rëndësishëm për idenë tonë të lojës.”
Sipas ESPN, paraqitja e Rodrit ndaj Francës ishte vendimtare, edhe pse nuk u pasqyrua me gola apo asistime.Gjatë këtij Botërori, Rodri është futbollisti me më së shumti prekje të topit (794), më së shumti pasime të sakta (655) dhe më së shumti pasime që thyejnë linjat kundërshtare (106), statistika që dëshmojnë ndikimin e tij në lojën e Spanjës.
ESPN vlerëson se, pas një periudhe të vështirë të shoqëruar me dëmtime dhe rikuperim, Rodri është rikthyer në nivelin që e bëri fitues të Topit të Artë 2024, ndërsa tashmë synon ta kurorëzojë rikthimin e tij me trofeun e Kupës së Botës.