Sot, pas 27 vitesh në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është organizuar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit.
Historia e Sinanit është një ndër rrëfimet më të dhimbshme që dëshmojnë tragjedinë e përjetuar gjatë luftLufta e Kosovës. Në pranverën e vitit 1999, në Drenica, familja Dauti, si shumë familje shqiptare, kërkoi strehim për t’i shpëtuar dhunës së forcave serbe.
Megjithatë, familjes nuk iu lejua ta shoqëronte dhe pas pak ditësh erdhi lajmi se Sinani nuk kishte mbijetuar. Për afro 27 vite, ai mbeti në listën e personave të zhdukur, derisa mbetjet e tij mortore u gjetën në Suhodoll.
Ushtruesja e detyrës së presidents Albulena Haxhiu mbajti një fjalim prekës në ceremoninë e rivarrimit të Sinanit, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndë dhimbjeje, por edhe të kujtesës kolektive. Ajo theksoi se pas 27 vitesh pasigurie dhe pritjeje, më në fund familja dhe gjithë shoqëria kanë një vend ku mund ta kujtojnë dhe nderojnë SinaninNënkryetar i Skenderajt, Fadil Nura foli në Prekaz duke theksuar dhimbjen për humbjen e Sinanit dhe rëndësinë e së vërtetës. Ai tha se rikthimi i tij pas 27 vitesh është dëshmi që krimet nuk mund të fshihen.
“Sot jemi këtu në Prekaz për të përmbyllur një pritje 27-vjeçare, një pritje që nuk ishte vetëm kohë, por një plagë e hapur çdo ditë për familjen Dauti dhe për ndërgjegjen tonë kolektive. Sinani ishte vetëm nëntë vjeç, një fëmijë me ëndrra të pafajshme, një jetë që sapo kishte filluar. Ai duhej të jetonte, duhej të rritej, duhej të gëzonte të drejtën më themelore, të drejtën për jetë. Por kjo iu mohua. I plagosur, në vend që të shpëtohej e të trajtohej, ai u zhduk. Dhe bashkë me të u tentua të zhdukej edhe e vërteta. Për vite me radhë, u tentua të fshihej edhe krimi dhe të varrosej e vërteta bashkë me trupin e tij të njomë. Por e vërteta nuk varroset. Ajo pret dhe një ditë flet. Sot pas 27 vitesh, Sinani rikthehet, jo vetëm si kujtim, por edhe si dëshmi. Si dëshmi për krimin dhe të vërtetën, si dëshmi që një e drejtë që iu mohua, tërësisht padrejtësisht. “, tha Nura.
Për 27 vite me radhë, familja e Sinanit jetoi mes dhimbjes duke pritur të dijë për trupin e tij, por sot me identifikimin e mbetjeve mortore në varrezat e Suhodollit në Mitrovicë, kjo pritje e gjatë mori fund dhe Sinani është kthyer në tokën e tij të lindjes.
