Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) kërkon nga operatorët ekonomikë, që veprojnë në fushën e prodhimit, importit, distribuimit si dhe shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të qumështit, të prezantojën qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg.
Kjo ministri në një njoftim për media bën të ditur se përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të intensifikojë aktivitetet e inspektimit në ditët vijuese në mbrojtje të konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave mashtruese, transmeton KosovaPress.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) i njofton të gjithë operatorët ekonomikë, që veprojnë në fushën e prodhimit, importit, distribuimit, si dhe shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të qumështit, se, në përputhje me Ligjin nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, përkatësisht neni 9 dhe neni 16, si dhe Ligjin nr. 2004/ 18 për Tregtinë e Brendshme, përkatësisht neni 48, janë të obliguar të respektojnë këto kërkesa:
1. Në përputhje me dispozitat që rregullojnë informimin e drejtë dhe të saktë të konsumatorit, deklaracioni i produktit në gjuhët zyrtare, i vendosur në paketim, duhet të paraqesë në mënyrë të qartë, të lexueshme dhe të dukshme përbërjen e produktit, duke specifikuar nëse produkti është:• me bazë bimore; (plant-based milk), apo
• me bazë të qumështit pluhur.
• produktet me bazë bimore (plant-based milk);
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të intensifikojë aktivitetet e inspektimit në ditët në vijim, në përputhje me kompetencat ligjore për mbikëqyrjen e tregut, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave mashtruese.
Ne rast të moszbatimit të legjislacionit në fuqi për ndarjen fizike dhe etiketimin e produkteve, operatorët ekonomikë do të ndëshkohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi.
• numrit të telefonit: +383 (0) 46 311-000 (Viber), ose
• adresës elektronike: [email protected].