Kurti mungoi në Kuvend, por reagon nga Barcelona për projektligjin për verifikimin e pasurisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti mungoi në Kuvend, por reagon nga Barcelona për projektligjin për verifikimin e pasurisë
Foto Arkiv
17/04/2026 - 23:27
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit për shkak të një vizite zyrtare të paracaktuar në Barcelonë, Spanjë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e një prej pikave kryesore të rendit të ditës, projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili është miratuar në parim në Kuvend, transmeton KosovaPress.

“Sot nuk isha në seancë të Kuvendit të Kosovës për shkak të një vizite të paracaktuar zyrtare në Barcelonë të Spanjës. Por, Kuvendi në rend dite, në lexim të parë, kishte ndër të tjera edhe një projektligj tejet të rëndësishëm, atë të Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka deklaruar Kurti.

Ai rikujtoi se ky projektligj ishte miratuar më 30 mars në mbledhjen e shtatë të Qeverisë, ndërsa tani ka kaluar fazën e parë në Kuvend.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026