Rinumërohen 176 e vendvotimeve, sot vazhdon procesi edhe për 9 sosh
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rinumërohen 176 e vendvotimeve, sot vazhdon procesi edhe për 9 sosh
Numerimi1234
19/06/2026 - 09:32
Linku u kopjua

Mëngjesin e ditës së sotme (e premte, 19 qershor), në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për KosovaPress se gjatë ditës së parë të rinumërimit (e enjte, 18 qershor) në këtë qendër janë rinumëruar 176 nga 185 vendvotimet për të cilat KQZ ka vendosur që të rinumërohen.

“Pjesa e mbetur e vendvotimeve, 9 sosh, do të rinumërohen gjatë paradites së ditës së sotme dhe njëkohësisht do të përmbyllet procesi i rinumërimit sipas vendimit të KQZ-së”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i vendvotimeve të rinumëruara, 185, përbën 7.41% të 2,498 vendvotimeve të rregullta, në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026