Rikthimi në operim i Njësisë A4 të TC Kosova A
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rikthimi në operim i Njësisë A4 të TC Kosova A
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bëri të ditur se Njësia A4 e TC Kosova A është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës dhe krijimit të kushteve të nevojshme teknike për startim.
“Startimi i njësisë, në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, është realizuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa procesi i sinkronizimit është realizuar me sukses rreth orës 9:00.
KEK shpreh falënderim të veçantë për të gjithë punonjësit, ekipet profesionale të mirëmbajtjes mekanike dhe mirëmbajtjes elektrike për profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë procesit të sanimit dhe rikthimit të njësisë në operim.
Këto angazhime dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KEK-ut dhe stafit të TC Kosova A për sigurimin e stabilitetit dhe besueshmërisë së prodhimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.