Rikthehet epërsia, Gjermania shënon të dytin
Botërori 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rikthehet epërsia, Gjermania shënon të dytin
New Project - 2026-06-14T174039.144
14/06/2026 - 19:42
Linku u kopjua

Gjermanët nuk kanë vonuar shumë për të gjetur sërish rrugën e rrjetës pas golit të pësuar.

Në minutën e 38-të, pas një harkimi të saktë nga këndi të ekzekutuar nga Nathaniel Brown, mbrojtësi Nico Schlotterbeck u shkëput bukur në zonë dhe me një goditje të fortë me kokë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë.

Ky gol erdhi vetëm dhjetë minuta pasi i njëjti futbollist rrezikoi seriozisht me kokë, por që u ndal nga portieri Room. Me këtë realizim, Gjermania kalon sërish në avantazh me rezultat 2:1, duke rikthyer qetësinë në radhët e saj.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026