Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë nga avokatja e Ratko Kragoviqit, i pandehur për krime lufte
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë nga avokatja e Ratko Kragoviqit, i pandehur për krime lufte
Gjykata Supreme4321
13/05/2026 - 15:25
Linku u kopjua

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësja e Ratko Kragoviqit, i pandehur për krime lufte ndaj popullatës civile.

Kërkesa ishte kundër vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, nga provat e administruara deri në këtë fazë të procedurës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

Njoftimi i plotë:

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës në çështjen penale ndaj të pandehurve Goran (R.) Tomasheviç, Ratko (B.) Kragoviç, Sinisha (S.) Tomasheviç, Nebojsha (Z.) Tomasheviç, si dhe Predrag (O.) Tomaseviç, të gjithë nga fshati S., komuna e S., për shkak të veprës penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësja e të pandehurit Ratko Kragoviç.

Kërkesa ishte ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, PPPS.nr.14/2026 të datës 03.03.2026, si dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës - Departamenti Special, PN.1.S.nr.61/2026 të datës 13.03.2026.

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve Goran Tomasheviç, Ratko Kragoviç, Sinisha Tomasheviç dhe Predrag Tomaseviç, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, ndërsa i pandehuri Nebojsha Tomasheviç ishte liruar që të mbrohet në liri. Gjykata e Apelit e Kosovës kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes dhe kishte vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë.

Mbrojtësja e të pandehurit Ratko Kragoviç, Jelena Kragoviç, ka pretenduar se në shkresat e lëndës nuk ekzistojnë prova që mbështesin dyshimin e bazuar ndaj të pandehurit dhe se paraburgimi ishte caktuar në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palëve, Gjykata Supreme e Kosovës, vlerësoi se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është e pabazuar.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, nga provat e administruara deri në këtë fazë të procedurës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet. Gjykata, gjithashtu vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh rrezikun e arratisjes, mundësinë e pengimit të procedurës penale dhe ndikimit në dëshmitarë apo në bashkë të pandehur.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026