Reagon trajnerja e Donjeta Sadikut: Asaj iu bë e padrejtë
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në tyrneun ndërkombëtar të boksit “Strandja” që po mbahet në Sofie të Bullgarisë, medalistja botërore Donjeta Sadiku u ndal në çerekfinale duke u mposhtur nga boksierja tajl;andeze Somnuek Thananya.

Por këtë vendim të gjyqtarëve e ka konsideruar të padrejtë trajnerja e Donjeta Sadikut, Marjola Sallauka e cila ka thënë se vendimi i gjyqtarëve ishte i pa drejtë pas Sadiku ishte shumë më e mirë se rivalja e saj, raporton KosovaPress.

Përmes një reagimi në Facebook, Sallauka ka shprehur zhgënjimin e saj me ndarjen e drejtësisë në këtë turne.

“Më duhet më patjetër të bëjë një reagim në lidhje me meçin e fundit të Donjeta Sadikut në turneun ndërkombëtar “Strandja”. Jo korrektësia e referëve shpesh ka dëmtuar boksierët, mirëpo ky ishte një ndër meçet ku Donjeta ishte bindshëm më e mirë se boksierja kundërshtare me goditje më të pastërta ku dukshëm Donjeta dominoi dy raunde ,e për disa referë amatorë kjo nuk u vlerësua drejtë. Unë jam e kënaqur me boksin e treguar nga kampionia jonë dhe besoj shumë tek ajo qe do te arrijë të kualifikohet në Milano - Itali që mbahet në muajin mars”, ka thënë Sallauka.

Një reagim të tillë e ka bërë edhe Federata e Boksit të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025