Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re në dialog me Serbinë, thotë nënkryetari Enver Hoxhaj. Sipas tij, nëse PDK vjen në qeveri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të rikthejë nevojën për marrëveshje finale Kosovë-Serbi me njohjen reciproke në qendër. Madje, ai thekson se një gjë e tillë mund të arrihet në vitin 2026.
Hoxhaj në një intervistë për KosovaPress, thotë PDK do të hartojë platformën e re në dialog me një strukturë gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike si dhe shoqërinë civile.
Hoxhaj thotë se Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i ka sjell “dëme kolosale vendit, duke hequr njohjen e ndërsjellët nga tavolina”.
Përkitazi me këtë, ish-ministri i Jashtëm kritikon qeverinë Kurti e cila sipas tij e ka dështuar në politikën e jashtme.Sipas Hoxhajt, Kurti s’ka qenë në gjendje të përfundojë asnjë punë të vetme, por vetëm ka administruar me vendin.
“Nuk ka qenë në gjendje të përfundojë asnjë punë të vetme. S’ka asnjë projekt ku është vendosur gurthemeli dhe është prerë shiriti dhe është përuruar. S’ka ndonjë reformë që ka nisur me ndonjë koncept-dokument dhe është përmbyllur gjatë këtij katër viteve...Gjatë këtyre katër viteve nuk ka pasur qeverisje por administrim. Administrim i bie vendime që duhet të merr qeveria, shpërndarje dhe rishpërndarje të buxhetit por qeverisja nënkupton prioritet të qarta, reforma dhe vendosmëri”, thotë ai.
Intervista e plotë në sistemin me parapagim...