Novi Sad, studentët paralajmëruan protesta para BIA-s e Gjykatës Kushtetuese
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
studentetet novisad
2 javë më parë
Linku u kopjua

Studentët nw Novi Sad vazhduan protestat dhe bllokadat e tyre gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe thanë se do të kalojnë gjithë vitin duke luftuar. Protesta para gjykatës në Novi Sad ka përfunduar dhe studentët kanë thënë se më 11 janar do të mblidhen para Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) për një “bisedë miqësore” sepse nuk i tremben dhe se nuk kanë asgjë për të fshehur. U mbajt një aksion për ti përkujtuar viktimat që pësuan nga rënia e strehës  në Novi Sad.

Studentët ftuan gjimnazistë, pedagogë, fermerë dhe qytetarë t'i bashkohen.

“Ne studentët në bllokadë ju ftojmë t’i bashkoheni protestës të dielën 12.01. në orën 16 para Gjykatës Kushtetuese dhe na përkrahni. Javët e fundit kemi qenë dëshmitarë të shkeljeve të Kushtetutës dhe për këtë kemi vendosur të mblidhemi simbolikisht para godinës së Gjykatës Kushtetuese dhe të shprehim pakënaqësinë tonë”, thuhet në deklaratën e studentëve, shkruan N1.

Ata shtuan se me shkeljen e Kushtetutës u kërcënon të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe se me sloganin “Rëndësi ka të kesh qëndrimin” duan t’i dërgojnë popullit një mesazh me zë të lartë se “Kushtetuta nuk i mbron”.

Studentët ftuan edhe partitë politike që t'i bashkohen protestës, duke u shprehur se distancohen nga veprimet e të gjitha partive dhe organizatave politike. Është bërë  thirrje edhe për bllokimin e Kryqëzimit të Mostarit më 10 janar.

Protestat dhe kërkesat e studentëve u mbështetën nga gati 3500 profesorë universiteti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025