Rasti “Mega”, prokurori Kodraliu thotë se AKI dhe FBI luajtën rol kyç
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rasti “Mega”, prokurori Kodraliu thotë se AKI dhe FBI luajtën rol kyç
697095_bekim-kodraliu-fot-1-696x453
11/06/2026 - 19:30
Linku u kopjua

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, ka folur lidhur me hetimet ndaj tre personave të arrestuar nga Prokuroria Speciale më 9 qershor, në rastin “Mega”.

Ata dyshohen për vepra të rënda penale, përfshirë pjesëmarrje në grup kriminal, shpëlarje parash, financim dhe lehtësim të terrorizmit, mashtrim, detyrim, si dhe vepra që lidhen me narkotikë dhe armëmbajtje pa leje.

Me asistimin e FBI-së, arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar dhe financim të terrorizmit

Kodraliu ka theksuar se i gjithë procesi hetimor është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Policinë e Kosovës, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe institucione amerikane, respektivisht FBI-në.

Sipas Kodraliut, provat e siguruara gjatë hetimeve, në koordinim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, kanë krijuar dyshime të bazuara se të dyshuarit janë përfshirë në veprime të rënda kriminale.

“Nga provat që kemi siguruar edhe në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtar kemi vërtetuar dyshimin e bazuar, që të njëjtit kanë ndërmarrë veprime inkriminuese. Ndaj të njëjtëve janë zhvilluar edhe masa të veçanta hetimore. Dhe nga raportet që kemi pranuar nga Policia e Kosovës, AKI-ja, e në veçanti nga bashkëpunimi që kemi pas dhe kemi me partnerët ndërkombëtar kemi konsideruar që sot edhe kërkesën për caktim të paraburgimit”, ka thënë Kodraliu.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026