Rasti i Banjskës ende i mangët, prokurori kërkon përgjegjësi për të gjithë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Rasti i Banjskës ende i mangët, prokurori kërkon përgjegjësi për të gjithë
Prokurori i rastit të sulmit në Banjskë, Naim Abazi, pas shpalljes së aktgjykimit në këtë rast ka deklaruara se ky aktgjykim ka qenë i pritshëm nga organi i akuzës, por shtoi se ky rast është i mangët përderisa nuk janë para drejtësisë edhe pjesa tjetër, përfshirë Milan Radojqicin.
Abazi para gazetarëve deklaroi se do të bëjnë përpjekje maksimale.
“Prokuroria Speciale natyrisht që nuk do të ndalet me kaq. Ju e dini që për Prokurorinë Speciale ky rast është i mangët përderisa nuk është edhe pjesa tjetër e përfshirë në aktakuzë me krye të akuzuarin në këtë rast, Milan Radoiçiqin, por që Prokuroria Speciale do t'i bëjë të gjitha përpjekjet që të njëjtit të sillen para organeve të drejtësisë. Ne realisht, siç e dini, javën e kaluar veçse kemi arrestuar njërin prej pjesëmarrësve i cili dyshohet në këtë rast në mënyrë direkte ose indirekte i përfshirë në këtë rast, por që edhe përpjekjet tona do të jenë maksimale që edhe pjesa tjetër që mendoj që nuk janë tash për tash të kapshëm për organet e drejtësisë do të sillen shumë shpejt para organeve të drejtësisë....ky ka qenë një prej rasteve më komplekse që ka ndodhur pasluftës, me ç’rast rasti i tillë i cili ka pasur për pasojë vdekjen e policit në këtë rast, heroi Afrim Bunjaku, lëndimin e policëve të tjerë, terrorizimin e banorëve në atë pjesë si dhe tendenca e këtij grupi për me ndarë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Prokurori Abazi deklaroi se ky aktgjykim jep mesazh të qartë se të gjithë ata që tentojnë të kryejnë vepra të tilla terroriste do të marrin dënimin e merituar.
Abazi shtoi se përpjekjet për arrestimin e të dyshuarve do të vazhdojnë edhe përmes mekanizmave ndërkombëtarë.
Lidhur me atë se a do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimin e sotëm të Themelores sa i përket Dushan Maksimoviqit, i cili u dënua me 30 vite burgim, prokurori special, Naim Abazi deklaroi se do ta analizojë aktgjykim dhe më pas do të paraqes ankesë.
Gjykata Themelore të Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj dy të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq. Ndërsa, Dushan Maksimoviq e dënoi me 30 vite burgim të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçnait, i cili ndodhi më 24 shtator. Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Dy të akuzuarit, Spasojeviq dhe Toliq nuk janë prezent në gjykatore, ndërsa, Dushan Maksimoviq ishte prezent në momentin kur u shpall vendimi ndaj tyre.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.