Ushtruesi i detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim dhe kryetari i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, në një konferencë për media ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke theksuar se akuzat ndaj partisë së tij janë të pabaza.
Rashiq tha se sipas të dhënave jozyrtare, subjekti i tij politik ka marrë rreth 5.300 deri në 5.400 vota.
Ai shtoi se partia e tij ka shënuar rritje të dukshme, veçanërisht në veri të vendit, ku sipas tij është regjistruar rritje prej rreth 40 për qind.
“Rritja më e madhe është në veri. Aty kemi rritje të votuesve rreth 40%, që tregon se ka shumë njerëz që mendojnë si ne”, u shpreh ai.Ai pretendoi se ka pasur presione dhe veprime ndaj bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të tij, përfshirë ndalime në kufi.
“Më është ndaluar djali në kufi dhe është marrë në pyetje nga persona që prezantohen si BIA”, deklaroi Rashiq.