Pavarësisht përparimit në kornizën ligjore dhe zhvillimin e një peizazhi pluralist medial, Kosova vazhdon të përballet me sfida në garantimin e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve.
Këto vlerësime u dhanë në konferencën për lansimin e raportit për lirinë e medias, të misionit faktmbledhës të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve.
“Platforma e Këshillit të Evropës për promovimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve bashkon organizata ndërkombëtare, joqeveritare dhe shoqata të gazetarëve, duke mundësuar raportim të shpejtë të kërcënimeve ndaj lirisë së shtypit dhe duke lehtësuar reagime të koordinuara nga shtetet tona anëtare dhe partnerët. Edhe pse Kosova ende nuk është shtet anëtar, platforma dhe organizatat e saj partnere vazhdojnë të monitorojnë dhe të ndjekin raportet e misioneve tona aktuale për mbledhjen e fakteve....Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në peizazhin pluralist të mediave, dhe të gjithë ata që janë të pranishëm këtu, përfshirë qeverinë, gjyqësorin, mediat dhe shoqërinë civile”, tha ajo.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Agron Maxhuni, tha se lëndët që lidhen me mediat trajtohen me prioritet në kuadër të planit strategjik për qasje në drejtësi.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...