Rama: SHBA nis dialog me Serbinë, ndërsa Kosova në izolim strategjik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama: SHBA nis dialog me Serbinë, ndërsa Kosova në izolim strategjik
rama-foto1234
20/07/2026 - 11:48
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se Uashingtoni ka nisur dialog strategjik me Serbinë, ndërsa dialogu strategjik me Kosovën mbetet i pezulluar.

Sipas Ramës, dialogu strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë përfshin fusha si energjia, siguria energjetike, investimet në infrastrukturë, zhvillimi i rrjetit 5G, bashkëpunimi në mbrojtje dhe industrinë ushtarake, si dhe arsimi, shkenca, teknologjia dhe projekte të përbashkëta afatgjata.

Ai theksoi se, në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se dialogu strategjik me Kosovën mbetet i pezulluar, ndërsa kujtoi edhe deklaratat e ish-ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, i cili kishte paralajmëruar se reputacioni i Kosovës në Uashington ka pësuar goditje dhe se qeveria e ardhshme duhet t'u përgjigjet prioriteteve amerikane, përfshirë projektet për diversifikimin energjetik.

Rama i cilësoi këto zhvillime si shqetësuese për të ardhmen e Kosovës dhe kërkoi nga kryeministri që të japë sqarime publike për gjendjen e marrëdhënieve me SHBA-në.

Ai ngriti pyetjen se si është arritur në situatën ku partneriteti strategjik me aleatin kryesor të Kosovës është pezulluar dhe besimi është vënë në pikëpyetje, duke e cilësuar këtë si nivelin më të ulët që kanë njohur ndonjëherë raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026